Njohuri për turizmin e Kosovës, mund të merren në Gërmi

Sot në shtëpizat e Qendrës Rekreative në parkun e Gërmisë do të hapet kampi interaktiv në të cilin të rinjtë e moshave 14-16 vjeçare do të njoftohen me bukuritë natyrore të Kosovës.

Lajme

24/07/2015 08:38

Gjatë tri ditëve, sa do të zgjasë ky aktivitet, të rinjtë do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë aftësi të reja që mund të jenë të dobishme për ta në të ardhmen, si p.sh të bëjnë video, të orientohen me hartë dhe kompas etj.

Ky projekt është mundësuar me ndihmën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, ndërsa do të realizohet nga OJQ “TOKA”, në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina dhe “Ëorld Ëide Fund for Nature”.