Ndërmarrjet Shoqërore kanë 179 asete jashtë Kosovës

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka publikuar listat e aseteve të pa shitura të Ndërmarrjeve Shoqërore të Kosovës, brenda dhe jashtë Kosovës.

Lajme

31/03/2016 11:23

Vetëm Ndërmarrja “Trepça”, ka 17 asete në Beograd, Sarajevë, Zagreb, Nish, Vrnjacka Banja, Bobija-Tisovik, Gornji Milanovac dhe Sombor, shkruan lajmi.net

Ndërkaq, 162 asete të pa shitura jashtë Kosovës u takojnë ndërmarrjeve: Integj, Jugoterm, Anamorava, Morava e Binçes, Transkosova, Derma Commerce, Kosovasirovina, Lux, Progresi, Emin Duraku, Jatex, Leather and Shoe Combine, Metohija turist, Beer Factory, Modeli, NT Rugova, Fabrika e Mbushjes se Pijeve, IMF Kosova, Amortizatorët, EUP ENG, Agrokosova, Eximkos, Marketing Export, Mekanizmi, Urata, Kosovashped, Bankos, Turist Kosova, Rekreatours, IGK Balkan, Komuna, Artizanati, 18 Nentori, Farmakos, Filigran, IFS Progres dhe Kosovavera.

Të gjitha këto asete gjenden nëpër qytete të ish-Jugosllavisë, por më së shumti janë në Beograd të Serbisë.

Lista e aseteve të PASHITURA të Ndërmarrjeve Shoqërore brenda Kosovës;

Lista e aseteve të PASHITURA të Ndërmarrjeve Shoqërore (përveç Trepçës) jashtë Kosovës;

Lista e aseteve të PASHITURA të Ndërmarrjes Trepça jashtë Kosovës.