Marsej: Gratë myslimane në pishinë private, përcaktojnë kod të veshjes

Gratë që shkojnë në atë pishinë duhet të jenë të mbuluara nga gjoksi deri në gjunjë.

Bota

04/08/2016 14:22

Asociacioni i grave në qytetin e Marsejit në Francë, që përmban numër të madh të popullësisë me përkatësi islame, ka shkaktuar reagime në Francë, pas planifikimeve për të marrë me qera një pishinë vetëm për gratë.

Gratë që shkojnë në atë pishinë duhet të jenë të mbuluara nga gjoksi deri në gjunjë.

Kryetari i Pennes-Mirabeau, Michel Amiel, tha të enjten se ai do të padis këtë organizim për shkak që mund të shkaktojë “parregullësi në rregullat publike”.

Juristi konzervativ Valerie Boyer, kryetar i dy zonave të Marsejit, po ashtu është shprehur kundër këtij organizimi.

Asociacioni i grave përmes faqes së tyre në rrjetin social, deklaroi se pishina është e rezervuar për gra, vajza dhe djemë nën moshën 10 vjeçare.