Marrëveshja bërthamore e Iranit: Kufizimi i uraniumit të pasur është shkelur

Irani nuk e ka respektuar kufizimin për uraniumin e pasur.

Bota

01/07/2019 13:30

Irani ka shkelur një limit prej 300kg në rezervat e uraniumit të pasur të vendosur nën një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, thonë burimet, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte matur rezervat të hënën.

Në maj, vendi e katërfishoi prodhimin e tij të materialit, i cili përdoret për të prodhuar karburantin e reaktorit bërthamor – dhe armët bërthamore potencialisht.

Ajo po iu përgjigj sanksioneve të rivendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Vendet evropiane kanë paralajmëruar Iranin se çdo shkelje do të sjellë pasoja. /Lajmi.net/