Ligji për gjuhët, deklarohet Ambasada Amerikane

"Maqedonia ka bërë hapa të mëdha në procesin e ndërtimit të demokracisë"

Lajme

16/03/2018 22:54

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni në lidhje me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, e ka përsëritur qëndrimin e ndihmësit të sekretarit shtetëror Wess Mitchell, i cili të martën tha se është e rëndësishëm që Kuvendi të vazhdojë me agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, të cilat i përkrahin të gjitha partitë.

“Ashtu siç tha ndihmës sekretari shtetëror të martën, gjatë kohës së vizitës së tij në Shkup, Maqedonia ka bërë hapa të mëdha në procesin e ndërtimit të demokracisë. Vendi ka mundësi që të realizojë avancim drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO, gjë që e përkrahin shumica e qytetarëve të vendit. Që të realizohet kjo ardhmëria në BE dhe NATO, është e rëndësishme që Kuvendi të vazhdojë me agjendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, të cilat të gjitha partitë kanë thënë se i përkrahin. Siç tha kryeministrit Zoran Zaev, mbrëmë “obligim dhe përgjegjësi e Qeverisë dhe liderëve partiak është që t’i avancojnë interesat e të gjithë qytetarëve në vend. Sa i përket ligjit për përdorimin e gjuhëve zëvendëskryeministri Bujar Osmani në Bruksel konfirmoi se Qeveria e ka dërguar ligjin përpara Komisionit të Venedikut për të marrë mendim dhe rekomandim, që të jetë e sigurt se ai është në pajtueshmëri me standardet evropiane” kumtoi Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.