Ëmbëlsirë për iftar: Tortë fanta

Një recetë e lehtë dhe shumë e shijshme. (Në vend të lëngut fanta ju mund të përdorni edhe lëngun e vishnjës apo të dredhëzes)

Lifestyle

15/06/2016 04:58

Çfarë ju nevojitet:

  • 5 vezë
  • 5 lugë sheqer
  • 5-6 lugë miell
  • 5 lugë vaj
  • 3 lugë kakao
  • 1 sheqer vanille

Kremi i bardhë:

  • 1 litër qumësht
  • 6 lugë nisheste
  • 6 lugë sheqer

Kremi i verdhë:

  • 3 pudinga vanile
  • 6 luge sheqer
  • 1 liter fanta(orange)
  • 6 lugë nisheste

Përgatitja: Tunden vezët me sheqer derisa të shkrihet sheqeri. Më pas e hedhim vajin, sheqer vaniljen dhe duke e përzier i shtohet mielli me kakon. Kjo mase piqet ne tepsi te mbuluar me letër për pjekje.

Për kremin e bardhë:

Qumështin e vendosim në një tenxhere, duke e lënë që të vlojë në temperature mesatare. Në një enë vendosim nishesten dhe nga 1l qumësht marrim disa lugë dhe i tretim me nisheste dhe sheqer. Masën e hedhim në qumështin, i cili është duke vluar dhe e përziejmë tërë kohën

Për kremin e verdhë:

Pudingu i vaniljes, sheqeri dhe nishesteja tundet me pak lëngë të fantës. Pjesa e mbetur e lëngut vendoset në tigan. Pasi të nxehet, i vendosim pjesën e pudingut, sheqerit dhe nishestesë dhe i përziejmë gjatë tërë kohës.

Pasi të jetë ftohur peta, e vendosim kremin e bardhë (që nuk duhet të jetë i nxehtë). Po ashtu edhe kremi i verdhë duhet të jetë i ftohur kur të vendosur. /GazetaExpress/