Diaspora maqedonase akuzon ashpër deputetët që votuan ligjin e gjuhëve

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) i dënon ashpër 69 deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të cilët votuan ligjin për gjuhët, që si thonë se do e kodifikon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme

12/01/2018 11:59

“Ligji nuk është vërtetuar nga Komisioni Venedikut, në Këshillin e Europës dhe e dërgon shtetin në një hap më afër federalizimit, duke e rrezikuar unitaritetin territorial të Maqedonisë.Nuk ka bazë historike ose demorafike që Maqedonia të ketë identitet dy etnik si Belgjika”, thuhet në komunikatën e DBM.

DBM-ja e fton presidentin Gjorgje Ivanov që të mos e nënshkruan ligjin, kurse SHBA dhe BE-ja menjëherë të dënojnë këtë akt në Parlament.

Gjithashtu thonë se Maqedonia patjetër të realizon regjistrimin e popullsisë, kurse opozita të ndalon bojkotimin e Parlamentit.