Centrale elektrike në detin e hapur!

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë gjashtë centrale elektrike në detin e hapur, katër në Walles, një në Somerset dhe një tjetër në Cumbria, që do të jenë të parat të këtij lloji në botë.

Lajme

02/03/2015 12:17

Këto centrale do të ndërtohen afër kënetave, ndërsa batica dhe zbatica e ujit do të përdoret për gjenerimin e energjisë elektrike, të pastër dhe të padëmshme për mjedisin, ka thënë Sekretari i Energjisë, Ed Davey, njofton BBC, raporton lajmi net.

Centrali elektrik në Swansea, që do të kushtojë rreth një miliard funta, do të shërbejë për furnizim me energji elektrike për më shumë se 150 mijë shtëpi. Sipas Sekretarit Savey, kostoja e ndërtimit të këtij centrali është e lartë, por shpenzimet e mëpasme do të jenë shumë të ulëta.

Në Swanesa do të ndërtohet një muri i gjatë mbi pesë kilometra, do të ndajë detin nga këneta, ndërsa batica dhe zbatica e ujit, e stimuluar nga turbinat hyrëse dhe dalëse, do të lëshojnë energji të pastër, me sasi jashtëzakonisht të vogël të karbonit.

Ndërtimi i gjashtë centraleve elektrike në deti do të mund të kushtonte jo më shumë se 30 miliard funta, por sipas Sekretarit Davey, për prodhimin e kësaj energjie nuk do të shpenzoheshin para për një kohë shumë, shumë të gjatë.

YouTube player