Bashkëshortja befason Genën për ditëlindje

Gena, këngëtari shqiptar sot ka ditëlindjen.

ShowBiz

15/11/2017 10:00

E për këtë datë me rëndësi për të, ai është suprizuar nga bashkëshortja e tij Lori, shkruan lajmi.net

Këngëtari ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku shihet teksa gruaja po i hynte në dhomë me një ëmbëlsirë me qirinj e po i këndonte këngën e ditëlindjes.

Përpos që falënderoi gruan për këtë surprizë të bukur, Gena përmes shkrimit të lënë në video falënderoi gjithë ata që e uruan.

Urimet për këngëtarin kanë vazhduar dhe po vazhdojnë akoma nga miqtë e ndjekësit e tij./Lajmi.net/