Arrestimi i Gjuriqit, aksioni i policisë që nuk do të harrohet lehtë

Në fund të marsit, përkundër ndalesës, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mori pjesë në një manifestim në veri për të folur për gjendjen e serbëve këtu.

Lajme

01/01/2019 12:02

Videoja po shkonte Livestream, forca të shumta të armatosura të Policisë së Kosovës hyjnë në objektin ku ishin grumbulluar shumë njerëz, në kërkim të arrestimit të Gjuriqit.

Derisa të tjerët lëshuan rrugë, u lokalizua Gjuriqi, i cili me forcë u fut në mjetet e Policisë për t’u sjellë në Prishtinë.

Gjuriq u nxor nga vetura që e solli disa metra larg stacionit policor dhe praktikisht u tërhoq zvarrë, në prani të dhjetëra qytetarëve që e shanin dhe e incizonin.

Gjuriqi u lirua brenda pak orësh, por ky akt acaroi edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë – Serbi.