Ambasadori Greg Delawie, e ‘përkthen’ vizitën e Victoria Nuland

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në llogarinë e tij twitter, ka njoftuar për vizitën e Victoria Nuland në Kosovë.

Lajme

10/07/2016 15:36

Ai ka treguar edhe një herë për takimet që ajo pati me zyrtarët qeveritar dhe shoqërinë civile.

Sipas ambasadorit, Nuland, me të gjithë bisedoi për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndryshe, Nuland nuk është takuar me asnjë zyrtar të Opozitës derisa nga zyrtarët qeveritarë ka kërkuar që para vjeshtës t’i marrin vendime e rëndësishme për Kosovën.