Super-transferimi i ri e ka një lajm të madh për tifozët e Milanit

Transferimi i ri i Milanit është shumë optimist.

Sport

13/06/2017 08:32

Andre Silva beson që skuadra kuqezi mund ta fitojë Serien A këtë sezon.

“Zgjodha Milanin sepse është një klub me histori të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur që Milani më kërkoi dhe s’mund ta lëshoja këtë mundësi”, deklaroi Silva për Milan TV, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne mund ta fitojmë Serien A. Shpresoj të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur dhe t’i arrijmë objektivat”, shtoi ai. /Lajmi.net/