Supë franceze me qepë – Lajmi.net
Supë franceze me qepë
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 11:12, 20 February 2018
Kjo recetë franceze ka lindur si një supë për të varfërit, por tashmë është pjesë e menyve në bistrotë e Parisit.

Është e këshillueshme të përdoren qepë të vogla të verdha. Mund të përgatitet edhe më parë dhe të ngrohet përpara se të konsumohet.

Gjithë sekreti i saj është se duhet të ziejë ngadalë.

Përbërësit për 4 persona:
500 gr qepë të vogla të verdha
1 litër lëng zarzavatesh
100 gr bukë
100 gr djathë emental ose djathë tjetër që shkrihet
Kripë, piper

Përgatitja:
1.Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim me flakë të ulët për disa minuta, deri sa të jenë zverdhur.
2. Shtojmë miellin, i skuqim për pak minuta, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve.
3. I lëmë të ziejnë për 30 minuta në flakë të ngadaltë.
4. U hedhim kripë dhe piper.
5. Ndërkohë ndezim furrën në 200 gradë. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë sipër dhe I kalojmë në grilë për disa minuta në furrën me 200 gradë.
Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë; pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe, së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO