Sulmuesi palestinez vret tre izraelitë

Tre izraelitë janë qëlluar për vdekje nga një palestinez në hyrje të një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Bota

26/09/2017 09:19

Kështu ka deklaruar policia izraelite derisa sipas tyre, edhe sulmuesi 37 vjeçar nga një fshat i afërt, u qëllua gjithashtu dhe vdiq më vonë.

Ky sulm është i fundit i një vale sulmesh ndaj izraelitëve, kryesisht nga palestinezët apo arabët izraelitë, që nga fundi i vitit 2015.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse grupet militante palestineze e kanë mirëpritur sulmin, transmeton Klan Kosova.

Nga ky sulm u plagosën rëndë edhe katër persona të tjerë derisa identiteti i izraelitëve të vrarë nuk është bërë i ditur nga autoritetet.

Të paktën 50 izraelitë dhe pesë shtetas të huaj janë vrarë në sulmet, therjet dhe sulmet me makina bomba që nga tetori i vitit 2015.

Më shumë se 255 palestinezë – shumica prej tyre sulmues, ka thënë Izraeli – gjithashtu janë vrarë në atë periudhë.

Të tjerë janë vrarë në përleshjet me trupat izraelite.

Udhëheqja palestineze ka fajësuar frustrimin e rrënjosur në dekada të pushtimit izraelit.