Sulm i ri i ekstremistëve, në Jemen vriten 15 nxënëse dhe 10 rebelë

Rebelët shiitë në Jemen kanë njoftuar për shpërthimin e dy bombave në jug të kryeqytetit Sana, të cilat kanë goditur një autobus nxënësish, duke vrarë 10 luftëtarë dhe së paku 15 nxënës.

Bota

16/12/2014 17:40

Grupi i rebelëve, i njohur si Houthis, ka fajësuar Al Kaidën për sulmin në zonën Rada të provincës Bajdah.

Grupi ka thënë se autobusi po transportonte nxënëse të shkollës fillore, transmeton REL.

Rada është bastion i Al Kaidës.

Rebelët shiitë kanë bërë përparime të rëndësishme ushtarake në muajt e fundit, duke marrë kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të disa qyteteve të tjera strategjike.