Stupcat kthehen për Vit të Ri

Stupcat janë duke punuar intensivisht për t’u rikthyer me skeçe për festat e fundvitit. Grupi i njohur i humorit kosovare këto ditë janë aktivë, pasi po xhirojnë skeçe për Vit të Ri. Humoristi Vedat Bajrami e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet një pjesë e skeçit të Stupcave. I njëjti humorist e postoi…

ShowBiz

15/12/2013 21:00

Stupcat janë duke punuar intensivisht për t’u rikthyer me skeçe për festat e fundvitit. Grupi i njohur i humorit kosovare këto ditë janë aktivë, pasi po xhirojnë skeçe për Vit të Ri. Humoristi Vedat Bajrami e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet një pjesë e skeçit të Stupcave.

I njëjti humorist e postoi edhe një fotografi tjetër në rrjetin social, Facebook, ku shihet së bashku me humoristin tjetër të këtij grupi, Mensur Safçiu. “Stupcat… Ju dëshirojmë një pasdite të bukur… Skeçet për programin festiv në RTK1”, ka shkruar Bajrami.