Studimi befasues: Ja lidhja mes fesë dhe pornografisë…

Një studim i publikuar së fundmi jep rezultate surprizuese të lidhjes së besimit fetar me pornogranë.

Lifestyle

04/04/2017 19:03

Teorikisht, mendojmë se njerëzit religjiozë shohin më pak fila me pullë të kuqe. Por, një nga studimet e fundit mbi seksin ka arritur në përfundimin se banorët e jugut të SHBA-ve, që njihen si të krishterë, shohin më shumë porno se pjesa tjetër e Amerikës.

Studimi i publikuar na “Journal of Sex Research” analizoi kërkimet që janë bërë në internet nga banorët e SHBA-ve në gjashtë vitet e fundit, me qëllim gjetjen e një lidhjeje mes konsumit të pornos dhe besimit fetar.

Rezultatet treguan se admiruesit më të mëdhenj të pornos ishin protestantët evangjelistë, të cilët besojnë në Zot, shkojnë shpesh në kishë dhe ndjekin me korrektesë Biblën.

Ndërkohë, numri më i vogël i atyre që kishin kërkuar pamje porno të internet është regjistruar në vende ku njerëzit deklarojnë se nuk janë besimtarë.

Ekspertët e sjelljes njerëzore e shpjegojnë këtë rezultat me ndikimin frenues të fesë.

Dr. Justin Lehmiller thotë se për evangjelistët e privuar nga seksi, pornografia online është ndalesa e parë. Duke marrë parasysh se disa besime e shohin seksin thjesht si një mënyrë riprodhimi, kjo teori shpjegon gjithçka.