Stavileci: Molliqaj është kryebanditi i organizimeve kriminale të Vetëvendosjes

Ministri i PDK-së, Blerand Stavileci, duke folur për Komunën e Prishtinës ka thënë se për shkak të paralizës institucionale nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, në opinionin publik nuk janë trajtuar keqpërdorimet që janë bërë prej tyre në Komunën e Prishtinës, që identifikohen edhe në raportet e auditorit.

Lajme

25/07/2017 18:37

“Kemi pasur punësim të paligjshëm në Komunën e Prishtinës, punësim partiak, që i kanë kushtuar buxhetit mbi 2.5 milionë euro”, ka thënë ai.

Stavileci ka thënë se aty janë punësuar përplot militantë të sekretariatit të Dardan Molliqajt, i cili me listë i ka dërguar militantë Shpend Ahmetit.

“Ai është kryebanditi i krejt organizimeve të dhunshme dhe kriminale të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Stavileci.