Sqaron Presidentja: Në Amerikë vet e 3-ta jo vet e 11-ta

Pas raportimeve se presidentja, Atifete Jahjaga, së bashku me një delegacion prej 10 personash, do udhëtojnë për në Amerikë, ajo ka reaguar duke thënë se bashkë me të do të jenë vetëm dy këshilltarë.

Lajme

12/09/2015 16:38

Në një njoftim nga zyra e presidencës thuhet se presidentja Jahjaga nuk do të jetë me një delegacion, siç thonë,  super të madh në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së por me një numër, si zakonisht të arsyeshëm dhe të vogël të ekipit të saj edhe politik edhe mbështetë, raporton lajmi.net.

Sipas tyre, në ekip do jenë vetëm 2 këshilltar politik, që është minimumi marrë parasysh javën dinamike gjatë Asamblesë së përgjithshme të OKB-se.

“Thirrja në burime anonime dhe të pakonfirmuara, nga disa portale shtrembërojnë faktet, keqinformojnë opinionin publik dhe inskenojnë situata të paqena përmes ofrimit  të informacioneve të rrejshme që nuk kanë asnjë bazë të vërtetësisë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjerash në njoftim thuhet se presidentja Jahjaga gjatë gjithë mandatit të saj ka treguar kujdesin dhe respektin më të madh në shpenzimin e parasë publike dhe edhe njëherë theksojmë se për vite me radhë Zyra e Presidentes ka bërë kursime çdo vit nga mbi 20 për qind te buxhetit të saj që është rreth 1 milion e 700 mijë euro.

Zyra e Presidentes e konsideron se shkrimet e këtilla bazuar në burime të paverifikuara, janë qëllimkëqija, të rrejshme dhe plotësisht denigruese./lajmi.net.