SP e RTK-së i jep afat njëditor bordit për shfuqizimin e vendimit

Sindikata e pavarur e RTK-së kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkim të kryetarit të saj, Fadil Hoxhës, dhe nënkryetarit Arsim Halili.

Lajme

26/03/2015 19:55

Siç thotë kryesia e kësaj sindikate, me vendimin e marrë për shkarkimin e dy punëtorëve janë shkelur ligjet në fuqi të Republikës, të cilat garantojnë mbrojtje nga presioni menaxherial ndaj përfaqësuesve sindikalë.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të tyre:

“Për: Bordin e RTK-së

Nga: Sindikata e pavarur e RTK-së

Pas diskutimeve me anëtarësinë, Kryesia e sindikatës së pavarur të RTK-së, e cilëson të papranueshëm, absurd dhe joligjor vendimin për shkarkimin nga puna të kryetarit të sindikatës Fadil Hoxha dhe nënkryetarit Arsim Halili.

Ritheksojmë se me këtë vendim janë shkelur ligjet në fuqi të Republikës të cilat garantojnë  mbrojtje nga presioni menaxherial ndaj përfaqësuesve sindikal. Për më shumë jemi te bindur se ky vendim është hakmarrje ndaj denoncimit të parregullsive, censurës dhe abuzimit nga menaxhamenti aktual.

Si rrjedhojë, kërkojmë nga bordi që urgjentisht të SHFUQIZOJЁ këtë vendim më së largu deri nesër dt.27.03.2015 në orën 12, përndryshe do të detyrohemi që të ndërmarrim veprime të tjera më radikale”.