Sot shpallet Qeveria e re, “Rama II”

Sot do të shpallet qeveria e re Rama II, e cila do të drejtojë vendin për mandatin e ri 4-vjeçar. Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri të premten, në takimin me ambasadorët e Shqipërisë.

Lajme

27/08/2017 08:31

Rama tha gjatë fjalimit: ” Menjëherë pas shpalljes së qeverisë së re ditën e dielë, unë do t’i kërkoj ministrit të mandatit të ri që të organizojë një takim treditor me të gjithë ju, diku këtu në Shqipëri për të nisur një diskutim të brendshëm,  të hapur, të gjerë dhe të thellë në funksion të rolit që do të ndërmarrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit për të draftuar një projekt të ri të diplomacisë ekonomike…”