Sot mbahet një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Kosovë

Atletë nga shumë vende të botës sot do ta ‘pushtojnë’ kryeqytetin e Kosovës në nja nga ngjarjet më të mëdha sportiv që organizohen në vendin tonë, "Gjysmë-maratona Prishtina 2017". 

Sport

14/05/2017 09:16

Adhuruesit e vrapimit do të kenë rastin të prekin nga afër atletë cilësorë nga disa vendet të botës.

Këshilli Organizativ i këtij evenimenti sportiv, ka bërë më dije se tashmë është gjithçka gati për këtë ngjarje, e që sipas tyre, është ngjarja më e madh sportive që zhvillohet në vendin tonë.

Gjysmë-maratona ‘Prishtina 2017’, mbledh garues kualitativ jo vetëm nga rajoni, por edhe nga shumë vende të botës.

“Prishtina 2017” starton në orën 10:00, ndërsa gara kryesore është ajo e 21 km.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6