Sot është ditë e gëzueshme për Ramushin, takoi fëmijët pas shumë kohësh (Foto)

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së ka muaj që po qëndron në Francë pasi që është arrestuar nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

ShowBiz

31/03/2017 14:04

Ai tani është liruar më kusht dhe pasi që nuk ka të drejtë ta lëshojë shtetin francez, familjarët e tij janë të detyruar që ta vizitojnë atë në Francë, shkruan lajmi.net.

Është hera e parë që Haradinaj i takon të gjithë fëmijët bashkë.

Bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj  bashkë me tre fëmijët e saj, sot e kanë vizituar Ramushin.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihen bashkë e gjithë familja dhe dukeshin të qeshur pranë njëri-tjetrit.

Fotoja u komentua nga ndjekësit e saj të cilët shprehnin respektin dhe përkrahjen e tyre për kryetarin e AAK-së./Lajmi.net/

screenshot_3