Sot, Dita Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit

Me 9 nëntor 1938 nis gjenocidi kundër njerëzimit i cili njihet si më i madhi në historinë njerëzore.

Bota

09/11/2015 09:32

Po kjo filloj edhe më herët qysh në vitin 1933, e deri më 1945 u vranë miliona njerëz nga regjimi nazist. Në përgjithësi rreth 11 milionë njerëz, shumica e tyre çifute, u vranë në mizoritë e shtetit nazist.

Ky gjenocid u bë i njohur si Holokausti. Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër kjo që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuar nga nazistët.

Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e xhamit të thyer”.

Këtë vit, si çdo vit, është duke u koordinuar Dita Ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit, dhe po i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund urrejtjes