Sondazh: Konservatorët britanikë, 2 % para laburistëve

Partia konservatore e kryeministrit britanik, David Cameron, është duke udhëhequr me 2 % para partisë opozitare laburiste në sondazhin e fundit të publikuar sot.

Bota

30/03/2015 18:49

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 7 maj.

Sondazhi tregon se konservatorët po të mbaheshin zgjedhjet sot, do të fitonin 36 % të votave, ndërsa laburistët do të merrnin 34 %.

Sipas këtij sondazhi, Partia e Pavarur e Mbretërisë së Bashkuar do të fitonte 10 % të votave, kurse liberal-demokratët do të fitonin 6 %.