Solskjaer me statistikë fantastike te Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer e ka filluar në mënyrë perfekte aventurën e tij te Manchester United.

Sport

03/01/2019 11:33

Ole Gunnar Solskjaer erdhi në krye të skuadrës së Manchester United, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Trajneri tani ka katër fitore në po aq ndeshje te ‘Djajtë e Kuq’ e që është një statistikë fantastike, përcjell lajmi.net.

Solskjaer është bërë trajneri i dytë në histori të Manchester United që arrin t’i fitojë katër ndeshjet e para.

Këtë gjë e kishte bërë vetëm Matt Busby në vitin 1946. /Lajmi.net/