Sllovenia premton kthimin e kursimeve të ish-Bankës së Lubjanës

Kryeministri i ri i Sllovenisë, Miro Cerar ka porositur sot se vendi i tij do të respektojë aktgjykimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për t’iu kthyer paratë kursimtarëve të saj në ish-Jugosllavi. 

Lajme

24/11/2014 18:45

Në bisedë për televizionin boshnjak BHT1, Cerar ka sqaruar se qeveria e tij vitin e ardhshëm do të nxjerrë bazat ligjore lidhur me realizimin e aktgjykimit të Gjykatës së Strasburgut. Si transmeton lajmi.net, sipas këtij aktgjykimi kthimi i kursimeve duhet të bëhet për të gjitha qytetarët e ish-Jugosllavisë, sikundër është vepruar me kursimet e tilla në Slloveni.

Ish Banka e Lubjanës ka pasur filiale të veta edhe në Kosovë dhe mjaft kursimtarë kosovarë ia kanë besuar kursimet e veta kësaj banke që atë kohë vlerësohej ndër më të sigurtat.