Skuadra e njohur me komunikatë zyrtare për Dani Alves
Fenerbahce ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet e ditëve të fundit se janë të interesuar të nënshkruajnë me Dani Alves.
Sport
Braziliani ditë më parë ka ndërprerë marrëveshjen me kampionët e Italisë, Juventus.
Ai pritet t’i bashkohet Pep Guardiolas te Manchester City.
Por së fundi mediet e huaja sollën paqartësi në të ardhmen e tij, duke thënë se Fenerbehace ka hyrë në garë për shërbimet e tij.
“Janë publikuar disa lajme në gazeta në të cilat thuhet se klubi ynë është i interesuar për Dani Alves. Nuk kemi asnjë interes”, thuhet në njoftimin e skuadrës turke./Lajmi.net/