Skandal seksual në Eurovison nga këngëtarja serbe

Këngëtarja serbe në Eurovision duket se është përfshirë në një skandal seksual në Stokholm.

ShowBiz

18/05/2016 15:37

Sipas “Daily Stars”, këngëtares serbe Sanja Vuçiç i ka rënë në kokë për përfaqësuesin britanik në Eurovisionit, Joe Woolford , të cilin thuhet se e ka “përndjekur”.

Sipas mediave britanike, Sanja Vuçiç ka flirtuar me britanikun në ceremoninë hapëse të Eurovisionit në Stokholm dhe është përpjekur ta marrë me vete në dhomën e saj të hotelit.

Dëshmitarët thanë se serbja ishte fiksuar keq me djaloshin britanik, aq sa sjellja e saj ka lënë të shokuar edhe zyrtarët e Eurovisionit.