Skandal në Itali: Seks me instrumente kirurgjike, ndalohen dy mjekë

Foto të seksit ekstrem ku përdoreshin instrumentet kirurgjikale, të gjitha të marra nga sallat e operacioneve të spitaleve dhe klinikave private. Këto foto shokuese u zbuluan në një USB, e cila ka përfunduar në duart e policisë së Ponsaccos në Itali.

Bota

27/10/2014 14:32

Zbulimi i kësaj USB-je me materialet skandaloze ka bërë që Prokuroria e Pizës të nis një hetim ndaj mjekëve të përfshirë në skandal. Nën hetim është vënë një mjek 47 vjeçar, banues në krahinën e Pizës dhe një radiolog  40 vjeç, banues në provincën e Livornos.

Të dy janë akuzuar, së bashku me personat e tjerë të identifikuar në foto, për ushtrim të praktikave sado-mazohiste seksuale duke përdorur materiale dhe mjetet kirurgjikale të punës të Spitalit të Pizës, ku dy mjekët janë punonjës.

Hetimi filloi për shkak të mbikëqyrjes së njërit prej të dyshuarve. USB-ja me foto u gjet në xhepin e njërës prej bluzave të mjekut, e cila ishte dërguar për tu larë në lavanderi.

Ndërsa mjekët janë vetmbrojtur duke thënë se fotot i përkasin momentve të tyre intime dhe nuk janë përfshirë persona të tjerë.

Por akuza bazohet në faktin se mjekët për fantazitë e tyre seksuale, kanë përdorur instrumente që i përkasin spitalit publik ku ata punojnë.