S’ka alternativë tjetër pos me Thaçin kryeministër, thotë Izmaku

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku shkruan se ka marrë shumë mesazhe telefonike lidhur me shqetësimet se a do të jetë Hashim Thaçi kryeministër.

Lajme

10/07/2014 00:50

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se mijëra vota për Partinë Demokratike në krye me kryeministrin Thaçi, sollën fitoren e pastër të PDK-së.

“Unë si deputete, u votova nga ju, si pjesë e ekipit në krye me zotin Thaçi! Kështu vendosët ju me votën Tuaj, për mua dhe secilin nga kolegët e mi fitues! Rrini të qetë, askush vullnetin tuaj nuk do ta tjetërsojë! As unë, e as 36 deputetët tjerë sigurisht nuk do ta duan këtë mandat me asnjë alternative tjetër”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Misioni i Ri do të marrë jetë vetëm me në krye Hashim Thaçin.

“Ne nuk do ta humbim besimin Tuaj, Misioni i Ri do të zhvillojë vendin tonë në krye me Kryeministrin Thaçi! Përndryshe, Shtabet tona elektorale ende nuk i kemi shuar zyrtarisht”, shkruan Izmaku në profilin e saj në FB.