Simiq: BE-ja të bëjë presion ndaj Kosovës për formimin e AKS-së
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq tha se tani është koha e fundit që Prishtina të përmbush obligimet e ndërmarra në marrëveshjen e Brukselit dhe se Bashkimi Evropian duke t’ia bënë të qartë liderëve shqiptar se nuk ka më kohë për arsyetime që e vonojnë formimin e komunave me shumicë serbe.
Lajme
“Institucionet dhe bartësit e funksioneve politike në Kosovë në fund duhet të bartin përgjegjësi për pengesat dhe obstruksioneve politike që vazhdimisht i imponojnë përmes partive politike opozitare për të margjinalizuar dialogun e Brukselit”, ka thënë Simiq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.
Sipas tij, besimi i keq duhet të hiqet dhe BE-ja si ndërmjetësuese në dialog mes Serbisë dhe Kosovës duhet të përgjigjet, transmeton lajmi.net.
“Kohë nuk ka më. Duam bashkëpunim të hapët e të sinqertë përmes punës së përbashkët dhe nxjerrjen e dekretit për formimin AKS-së dhe respektimin e asaj që është nënshkruar në Bruksel. Si dhe respektimin e asaj që është nënshkruar me partnerët e koalicionit me rastin e formimit ë Qeverisë së Kosovës”, ka thënë udhëheqësi i Listës Srpska.
Ai shtoi se Qeveria e Kosovës ka formuar marrëveshjen e koalicionit e cila parasheh themelimin e AKS, i cili do të duhej të ishte përfunduar tash e një kohë.
Sipas tij, nëse nuk merren parasysh paralajmërimet, nuk ka vullnet politik dhe institucional për të marrë një hap në këtë drejtim, përfaqësuesit politikë serbë do të kërkojnë mbështetje institucionale dhe politike.
“Në koordinim me Qeverinë tonë, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, do të ndërmarrim të gjithë hapat politikë kur bëhet fjalë për procesin që është bazë e Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshjes për formimin e AKS-së, që do të bëhet në festën e Stretenjes sivjet”, ka thënë Simiq. /Lajmi.net/