Silva: Jam i trishtuar, Neymar më ofendoi rëndë

Thiago Silva ka thënë se është ofenduar nga Neymar në takimin e fundit që Brazil e fitoi 2:0 ndaj Kosta Rikës.

Sport

23/06/2018 17:56

Kombëtarja e Brazilit me dy gola të vonë të shënuar nga Coutinho dhe Neymar, ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës.

Silva që pati një grindje me Neymarin, ka zbuluar se është ofenduar nga bashkëvendësi i tij, të cilin e ka edhe bashkëlojtar te PSG.

“Sot, u trishtova nga sjellja e tij [Neymarit]. Në kohën kur ua ktheva topin Kosta Rikës, ai më ofendoi rëndë. Por, unë mendoj se ai pati të drejtë, sepse ata ishin duke u përpjekur për të humbur kohë”, ka deklaruar Sivla./Lajmi.net/