Siguria në Aeroportin “Adem Jashari” brenda standardëve ndërkombëtare

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i dytë i Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil.

Lajme

31/05/2018 16:06

Ky komision është  themeluar me vendim të Kryeministrit të Republikë së Kosovës, me numër nr: 08/19/2011.

Takimi është ftuar nga Ministrit i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi,  në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil, për të diskutuar në lidhje me gjendjen e sigurisë së aviacionit civil në Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi i njoftoi anëtarët e Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil, se planifikon të mbajë takime të rregullta të këtij mekanizmi, me qëllim të ruajtjes së nivelit të kënaqshëm të sigurisë në aviacionin civil në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për raportin dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, për vizitën vlerësuese në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për gjendjen e sigurisë. Të gjithë të pranishmit vlerësuan se gjendja e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është brenda standardeve ndërkombëtare të kërkuara./Lajmi.net/