Si të përmirësojmë jetën tonë

Festimet e arritjeve të vogla na motivojnë shumë më tepër për misionet më të vështira. Studimet tregojnë se festimet na ndhmojnë të kemi një jetë më të mirë. Ne kemi nevojë për më shumë shtrëngime duarsh.

Lifestyle

01/12/2016 23:11

Lidhjet

Studimet tregojnë se divorci, nuk shkaktohet nga rritja e problemeve por nga rënia e pozitivitetit mes çiftit. Nëse doni të kuptoni se sa e lumtur është marrëdhënia e një çifti, shikoni sesi ata festojnë. Shally Gable, professor psikologjie në universitetin e Santa Barbara në Californi, thotë se sa më shumë të festoni, aq më të forta do ti keni marrëdhëniet tuaja. Kërkimet tregojnë se çiftet që festojnë rregullisht, kanë nivel më të lartë përkushtimi , besimi dhe intimiteti. Por nuk bëhet fjalë vetëm ëpr marrëdhëniet në çift por edhe për lidhjet shoqërore. Ne duhet ti çmojmë më tepër lidhjet miqësore.

Puna

Studimet për suksesin në punë janë bazuar tek marrëdhëniet në ekipet e basketbollit. Dr Gert-Jan Pepping, shkencëtar dhe pedagog i Shkencave të Lëvizjes njerëzore në Universitetin e Groningen në Hollandë, ka zbuluar sesa më shumë ekipi të festojë sksesin, aq më të mëdha do të jenë shanset për fitore. Në 2010 një grup studimi në universitetin e Berkley në SHBA, ka zbuluar se sa më shumë kontakte të ketë mes shokëve të ekipit aq më të mira do të jenë rezultatet. Ata morën në analizë ekipin e baskebollit, duke vrojtuar veprimet e tyre, sa herë shtrëngonin duart, përplasnin shpatullat apo gjoksin me njëri tjetrin. Ndoshta ambienti i punës nuk është i përshtatshëm për këto veprime por një shtrëngim duarsh do të ishte mëse i mjaftueshëm.

Lumturia

Ne shpenzojmë një pjesë të madhe të kohë për të bërë gjëra që na bëjnë të lumtur. Megjithatë kjo nuk është shumë efikase. Mundohu të harxhoni më shumë kohë për të vlerësuar gjërat e mira që keni arritur tashmë. Mirënjohja dhe shijimi i gjërave të bukura, janë të dyja katalizatorë të fuqishëm lumturie. Ju nuk keni pse të ngriheni nga shtrati për ti arritur ato. E gjitha ka lidhje se ku e përqëndroni ju vëmëndjen tuaj. Nëse ndiheni të lumtur për realizmin e diçkaje,shpreheni, mos e mbani të fshehtë.

Motivimi

Kërkimet tregojnë se çdo zakon ka tre komponentë. Në fillim është një sygjerim që ju shtyn ta aplikoni atë. Më pas ky zakon kthehet në rutinë dhe së fundmi përfitimi që merrni. Përfitimi është shumë i rëndësishëm, pasi truri juaj do ta mësoj ta bëjë këtë veprim në mënyrë automatike. Sipas Dan Pink, autorit bestsellër, duke i kushtuar një moment nga jeta juaj gjërave të vogla të mira që ju ndodhin, është më motivuese sesa të mendoni për të fituar çmimin Nobel apo Academy Award.