Si të përgatitni biskota për Vitin e Ri

Biskotat me yll janë mënyra më e lezetshme dhe më unike për t'ia shtuar hijeshinë tavolinës suaj e njëkohësisht janë shumë të shijshme për t'i ngrënë në një ambient feste, shkruan lajmi.net

Lifestyle

31/12/2016 14:00

Përbërësit:
-180 g gjalpë
-70 g bajame të qëruara dhe të bluara
-50 g sheqer
-2 të verdha veze
-210 g miell Përgatitja:

Përziejini shpejt të gjithë përbërësit derisa të përftoni një top brumi dhe lëreni në një vend të ftohtë për rreth një orë. Shtrojeni brumin në trashësinë një centimetër, përpara se ta prisni në forma gjysmë hëne. Vendosni të gjitha biskotat e papjekura në një tavë të lyer më parë me vaj dhe piqni në furrë me temperaturë 200 gradë, për rreth dhjetë minuta. Më pas lërini derisa të marrin ngjyrë kafe të lehtë. Përziejeni sheqerin pluhur me vaniljen dhe hidheni sipër biskotave.
Ylli për Vit të Ri: Biskota në formë ylli, të mbushura me reçel. Rumkugeln (ëmbëlsirat me rum): Meqenëse përdorimi i rumit është shumë i përhapur në kuzhinën austriake, mund të gjesh një shumëllojshmëri ëmbëlsirash që përgatiten me rum. Në këtë rast, rumi është përbërësi kryesor. Përzierja e çokollatës, rumit dhe arrës së kokosit të bluar, nuk ka domosdoshmërisht lidhje me festën e Vitit të Ri.
Keku: Ky kek, i cili hahet gjithashtu gjatë sezonit të festave, përgatitet me fruta të thata, erëza dhe mbulohet me sheqer pluhur. /Lajmi.net/

biskota