Si të përgatisni kifle – Lajmi.net
Si të përgatisni kifle
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 8:29, 3 May 2017
Në jetën e përditshme, kur nuk kemi dhe aq kohë sa të rrimë brenda në shtëpi që të shijojmë mëngjesin apo drekën, apo të ndalemi në një restaurant të mirë, marrim ushqime të cilat mund t'i hamë shpejt dhe po ashtu na ndihmojnë që ta shtyjmë kohën, pa u ndjerë të uritur, shkruan lajmi.net

Kiflet, janë një nga ato ushqimet të cilat mund t’i servojmë në forma të ndryshme, me shije poashtu të ndryshme. Tashmë jemi njohur me kiflet me qokollatë, kiflet me virshlle, marmeladë e të tjera lloje, që i blejmë nëpër furra.

Mirëpo, pse të mos provoni që të bëni kifle në shtëpi dhe ta merrni me vete? Receta, si e tillë, është e lehtë për t’u përgatitur, dhe ku e dini? Mund t’ju dalë më e shijshme se sa ato që jeni mësuar të bleni.

Përbërësit:
1 gotë uji qumësht (200 ml)
1 gotë uji vaj (200 ml)
1 gotë ujë të vakët
3 vezë
Pak farë buke
1 luge te sheqerit kripë
Miell deri sa të bëhet masa

Përgatitja:

Përgatisim brumin, pastaj e ndajmë në katër pjesë të barabarta. Marrim pjesën e parë, e ndajmë në 10 kulaçë të cilët pastaj i hapim vetëm pak me t’holluese. Secilin prej tyre i lyejmë me margarinë duke i vendosur njëri mbi tjetrin. Të njëjtën e bëjmë edhe me tri pjesët tjera të brumit.

Pasi t’i përfundojmë, katër pjesët i marrim dhe i hapim më shumë deri sa të bëhen petë të mëdha që t’i ndajmë me thikë në formë trekëndëshi. I mbushim sipas dëshirës. Kiflet i radhisim në një tepsi të lyer me vaj pastaj i lyejmë me vezë, mbi u hedhim susam.
Kiflet i lëmë që të vijnë deri sa të shohim se janë fryrë mjaftueshëm, pastaj i pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Kifle

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master