Si të marrësh atë që do

Nëse je si shumica e njerëzve, dëshiron të fitosh lotarinë por nuk blen aq sa duhet bileta. Ti nuk ke nevojë për një psikolog të t’a thotë arsyen pse e bën këtë: Ti nuk pret të fitosh.

Lifestyle

09/01/2016 13:34

Kur bëhet fjale për fitimin e lotarisë, kjo mund të duket si një përfundim i arsyeshëm.

Gjëja e rëndësishme që kjo na tregon është që ti vepron në bazë të asaj që pret, jo asaj që do. Çfarë pret dhe çfarë do janë dy gjëra të ndryshme.

Një pritshmëri është një besim se a do ta marrësh apo jo, atë që do.

Të kesh pritshmëri të ndryshme nga ajo që do nuk është vetëm arsyeja pse ti nuk blen biletat e lotarisë. Është arsyeja pse ka kaq shumë gjëra që do, por nuk arrin t’a marrësh guximin t’i bësh.

Por, kur nuk provon të bësh atë që do, e heq veten nga loja. Blerja e biletës së lotarisë nuk e garanton fitoren, por nëse nuk e blen humbjen e ke të garantuar. Mund të pyesësh veten, pse e bëjmë këtë gjë?

Truri ynë punon në parimin e parashikimit. Ne vazhdimisht parashikojmë gjënë më të mundshme që ka për të ndodhur, para se të ndodhë. Nëse je duke ecur në park dhe e dëgjon një qen që po leh mbrapa teje dhe kur kthen kokën sheh një majmun, do jesh shumë i habitur, transmeton lajmi.net.

Sapo fillon të parashikosh një ngjarje, fillon të veprosh dhe ndihesh në mënyra që të ndihmojnë të përgaditesh për atë se çfarë mendon se do të ndodhë. Nëse ndonjëherë dikush të ka thënë “duhet të flasim”, atëherë ti e di se për çfarë po flas.

Kur përgaditesh për diçka që as nuk ka ndodhur ende, ti merr pjesë në krijimin e rezultatit. Me fjalë të tjera, krijon profecinë vetë-përmbushëse. Por, mund t’i ndryshosh pritshmëritë e tua dhe t’i përshtatës me atë që do, kështu që mund t’i bësh dhe veprimet e duhura, transmeton lajmi.net.

Si t’a bëjmë këtë? Ka tre hapa që mund të të ndihmojnë të fillosh t’i ndërrosh këto pritshmëri. Ndalo për një moment dhe imagjino një ngjarje të së ardhmes që po vjen për ty, mund të jetë diçka që po mundohesh t’a arrish, një prezantim në punë, një pushim familjar.. tani:

Pyet veten: Si po pres që kjo të më bëjë të ndihem?
Nëse po pret diçka pozitive të ndodhë, do të ndihesh mirë dhe mund të ndalosh aty. Nuk ke nevojë të rregullosht emocione pozitive. Por nëse pop ret diçka që nuk do, atëherë do ndjesh një emocion negativ si ankth dhe frikë. Këto janë shenjat që ke një pritshmëri negative për situatën.

Pyet veten: Çfarë do të doja që të ndodhte?
Ajo çfarë do është gjithmonë e papritur për ty. Prandaj gjithmonë befasohemi kur na ndodhin gjëra të mira, sepse më parë e kemi përgaditur veten të ndodhë diçka e keqe, transmeton lajmi.net.

 Pyet veten: Çfarë duhet të bëj për ta marrë atë që dua?
Kur po ndjen një emocion negative për një situatë në të ardhmen është sepse je i fokusuar në atë çfarë mund të shkojë keq dhe pse nuk do dalë ashtu si ti do. Nuk po gjeneron mendime dhe ide për ta bërë atë të shkojë mirë.

Kur ke një plan para teje se si ta marrësh atë që do, llogaritja jote për situatën ndryshon. Fillon të shohësh të mundshmen. Këtu fillonn dryshimi:  Çdo vepër e sukseshme që merr për planin tuaj fillon t’i ndryshojë pritshmëritë tuaja, dhe kështu merr gjithçka që ke dashur ndonjëherë./lajmi.net