Si të largoni frikën për të shkruar një libër

Nëse e dini se keni aftësi për të shkruar një libër, duhet të filloni të shkruani atë.

Lifestyle

27/05/2017 14:02

Ju ndihmon për të fituar autoritet dhe shikueshmëri, ju ndihmon të vini para njerëzve të duhur dhe do t’ju drejtojë tek klientët dhe bizneset që keni nevojë, transmeton lajmi.net

Çfarë ndodhë nëse të shkruarit e një libri thjesht ju duket e pamundur? Për shumë njerëz arsyet janë se nuk e dinë këtë proces, ndërsa të tjerët se nuk mund të gjejnë kohë.

Por ka disa mënyra për të mësuar të shkruani libër, e edhe më shumë për të gjetur kohë.

Nuk duhet vetëm të keni informacion për të shkruar libër. Është frika çështja kryesore që ju ndalon të filloni ose të përfundoni librin tuaj.

Ka disa lloje të frikës, dhe mënyra si t’i largoni ato:

Nuk e dini se e keni aftësinë për të shkruar libër.

Mendoni se njerëzit nuk do të kenë fare interesim për librin tuaj.

Nuk shkruan sepse mendon se do të dukesh budalla.

Ju duhet ta keni lirinë për të shkruar një libër, për të shfaqur njohuritë tuaja, dhe duhet të kuptoni se kjo nuk ka të bëjë me paragjykimet për ju, se është shkruar mirë apo jo.  Duhet të kuptoni se njerëzit kanë nevojë për pak ‘ju’.
Duhet ta keni parasysh se njerëzit duan të lexojnë mendimet tuaja. /Lajmi.net/