Si të kaloni më pak kohë në celularë?

Me lajmet se përdorimi i tepërt i celularit është i dëmshëm si për sytë si për trupin tuaj, mund të jetë koha që të mendoni mirë për reduktimin e kohës që e kaloni para ekraneve.

Lifestyle

13/03/2015 18:42

Në fakt, nga një sondazh i fundit botëror thuhet se 61% e njerëzve e kalojnë shumicën e kohës së tyre në celularë. Nëse dëshironi që të jeni më pak të varur nga celulari, ne mund të ju ndihmojmë me këshillat më poshtë.

Pra, si të kalojmë më pak kohë në celular? Këtu më poshtë janë disa sugjerime që Lajmi.net i sjellë për ju:

1. Fikni njoftimet
notifications
Kontrollimi i vazhdueshëm i njoftimeve në celularë ju bën që të shpenzoni shumë kohë? Nuk jeni të vetmit – kjo është e gjitha për shkak të njoftimeve të vazhdueshme që i marrim nga rrjetet sociale përmes një alarmi.

Nëse ju i ndalni të gjitha njoftimet e panevojshme, kjo do të ju ndodh më pak. Madje edhe duke e lënë celularin në heshtje për alarmet e njoftimeve mund të ju ndihmojë që ta kontrolloni më pak celularin.

2. Gjejeni sa shumë e përdorni celularin
Phone-timeline-today
Nëse dëshironi të dini se sa të varur jeni nga celulari, disa aplikacione mund të ju ndihmojnë. Aplikacionet e tilla si QualityTime për Android dhe Moment për iOS, të cilët e monitorojnë përdorimin e celularit dhe ju informojnë sa orë në ditë i keni kaluar duke shikuar ekranin e celularit, transmeton Lajmi.net.

Këto aplikacione ju lejojnë gjithashtu që të vendosni alarme për t’ju treguar nëse jeni duke e përdorur shumë celularin.

3. Lironi veten nga celulari në disa momente
bath
Ju nuk keni nevojë për celularë në tavolinën e darkës, në banjo, apo përderisa jeni duke e shikuar një film apo duke lexuar një libër.

Provoni që të liroheni nga celulari gjatë ditës, me periudha. Caktoni këto momente për t’u liruar nga celulari kur bëni diçka të rëndësishme, në mënyrë që ta bëni ‘pushimin’ më lehtë. Për shembull, ju mund ta vendosni celularin në Airplane Mode për orën e parë pasi vini në shtëpi nga puna. Shanset janë se ju do të jeni të zënë duke e përgatitur darkën, duke kaluar kohë me familjen apo duke u bërë gati për të dalë, kështu që ju nuk do të ndjeni nevojë për ta kontrolluar atë.

4. Mos e përdorni celularin si alarm për t’u zgjuar
bedside
As mos e merrni celularin në dhomë të fjetjes. Sa prej nesh, të cilët i vendosim alarmet, e kontrollojmë celularin para se të shkojmë në shtrat? Dhe pastaj sa prej nesh, pasi ta lëmë alarmin, vazhdojmë ta mbajmë celularin në dorë?

Duke e larguar celularin nga dhoma ju gjithashtu mund të bëni që ta përdorni më pak celularin.