Si ta hiqni çamçakëzin nga flokët? (Foto)

Ngjitja e çamçakëzit në flokë është një nga fatkeqësitë më të mdha që mund t’iu ndodhë flokëve tuaja.

Lifestyle

27/03/2017 19:25

Sipas legjendës, po u ndodhi kjo, ju duhet që t’i preni ato, por janë disa mënyra se si ta hiqni çamçakëzin, pa pasur nevojë që t’i sakrifikoni flokët tuaja.

Një mënyrë është që ta lyeni çamçakëzin me vaj ulliri dhe ta fërkoni ngadalë, deri sa të zbutet. Në këtë mënyrë, çamçakëzi do të rrëshqasë nga qimet e flokëve tuaj, pa i dëmtuar ato.

Në të njejtën formë, mund të veproni edhe me gjalpë kikirikësh që llogaritet të jetë edhe më efektiv në largimin e këtij produkti nga flokët.