Si duhet ta përdorni xhelin e aloes për të përshpejtuar rritjen e flokëve

Aloe është më shumë sesa një bimë dekoruese!

Lifestyle

10/03/2018 15:25

Xheli i saj ka veti kuruese e është baza e shumë produkteve kozmetike!

Veç përdorimit të jashtëm . mund të përdoret për të mbajtur nën kontroll disa probleme shëndetësore, por sot do ju tregojmë mënyrën e duhur si duhet përdorur kjo bimë për shëndetin e flokëve. Shumë produkte me bazë aloe premtojnë se nxisin rritjen e flokëve, parandalojnë djegien dhe u japin shkëlqim flokëve.

I pasur me vitamina, antioksidantë dhe enzima natyrale, xheli natyral i aloes ndihmon në hidratimin e skalpit të kokës duke mbajtur lagështirën dhe yndyrën natyrale të flokut.
Për më tepër aloe vera është një antibakterial natyror, antimikrobik dhe anti-inflamator, dhe ka përbërjen kimike të keratinës (nga çfarë përbëhet floku).

Aloe është e shkëlqyer për qetësimin e skalpit të kokës dhe pastrimin e zbokthit. Por nëse nuk vuani nga asnjë prej këtyre problemeve, mund të korrni të gjitha përfitimet e tjera. Ajo përforcon majat e flokëve, i ushqen këto të fundit që nga rrënjët dhe u jep shkëlqim. Mënyra e duhur si duhet përdorur ky xhel është shumë i thjeshtë! Me ndihmën e një luge duhet ta merrni direkt nga bima dhe ta aplikoni në të gjithë gjatësinë e flokut! Nëse i keni flokët e gjata, duhet të lyeni vetëm rrënjët dhe majat.