Shtypja e lartë e gjakut mund t’iu shpijë tek një problem tjetër shëndetësor

Studiuesit e Universitetit të Rojçesterit kanë konkluduar se shtypja e lartë e gjakut mund të çojë në sëmundjen e Alzheimer-it.

Lifestyle

28/01/2019 23:53

Sistemi i trurit për heqjen e mbetjeve nga trupi nxitet kryesisht nga pulsimet e arterieve fqinje.

Studiuesit nga Rojçesteri tregojnë se ndryshimet në pulsimet e shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut ngadalësojnë largimin e mbetjeve duke ulur efikasitetin e tyre.

Kjo mund të shpjegojë lidhjen mes presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjes Alzheimer, thonë studiuesit.

Alzheimer, shkaku më i zakonshëm i demencës tek të rriturit më të moshuar, karakterizohet nga grumbuj anormalë dhe tufa të ngatërruar të fibrave në tru. /Lajmi.net/