Shtyhet raportimi i avokatit të popullit

Është anuluar edhe sot raportimi i Avokatit të Popullit para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Lajme

08/12/2017 12:18

Shkak për shtyrjen e këtij raportimi është vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e Programit të Qeverisë së Kosovës 2017-2021, njofton Klan Kosova.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e mërkurë kur raportimi i Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari ishte shtyrë për të njëjtën arsye, seancën e Kuvendit.

Por në këtë seancë po diskutohej për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.