Shtetrrethim në Monte Karlo: Plaçkitet argjendaria, zjarr… (Video)

Në Monte Karlo të Monakos është gjendje e rëndë pasi që hajnat kanë plaçkitur argjendarinë në qendër të qytetit. Pas plaçkitjes kanë pasuar të shtënat, kurse ka shpërthyer edhe zjarri në tunel.

Bota

25/03/2017 23:52

 

Hajdutët pak para plaçkitjes kanë shkaktuar zjarr në tunel në mënyrë që t’ua merrnin vëmendjen policisë, transmeton lajmi.net.

Në të shtënat pas plaçkitjes një hajn është plagosur, i dyti është arrestuar dhe tek ai është gjetur një pjesë e vjedhjes, kurse për të tretin po bëhen kërkime.

Kërkimi për hajnin e tretë i cili për herë të fundit është parë si hynte në tunelin që nxirrte tym, ndërsa policia për shkak tij e ka bllokuar tërë qytetin, dhe të gjitha daljet nga Monte Karlo po monitorohen.

Përveç hajnave askush tjetër nuk është lënduar. /Lajmi.net/

YouTube player