Shqiptari kërcënon me sëpatë pronarin e diskotekës

Një shqiptar (38 vjeçar) kishte shkuar në diskotekën e tij të preferuar “Huhnerstall” në Wiener Neustadt të Austrisë, dhe pasi kishte rrëmbyer aty një thikë dhe një sëpatë, ka kërkuar nga pronari i diskotekës 200 mijë euro, shkruan heute.at, përcjell albinfo.ch.

Lajme

28/08/2016 08:03

Në gjyqin për zhvatje i cili u mbajt të enjten në Wiener Neustadt, 38 vjeçari ishte i tronditur për këtë rast dhe pranoi fajësinë.

“Unë kam qenë klient i rregullt aty. E njihja shefin shumë mirë por kisha probleme me Dj, dhe me njërin nga sigurimi i diskotekës”, kishte thënë ai. Pse e kishte humbur kontrollin, këtë nuk mund ta shpjegonte as vet ai.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë bërë të ditura.