Shqipëria humbi nga Bosnja, kjo ndodhi në Itali (FOTO)

Mediat italiane i kanë kushtuar më shumë rëndësi faktit se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Bosnjës kanë qenë protagonistë dy futbollistë të cilët i përkasin skuadrave romane, Romës dhe Lazios.

Sport

29/03/2017 08:23

“Festa Dzeko, goli numër 50 me Kombëtaren”, shkruan “Corriere Dello Sport” për duelin e kuqezinjve ndaj boshnjakëve.

“Dzeko dhe Luliç gol, Bosnja fiton në Shqipëri”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport” që thekson se dy lojtarët bënë provat për derbin e Romës me golat e tyre, por ndonëse Shqipëria rihapi ndeshjen me Balajn, nuk arriti të merrte rezultat pozitiv, transmeton “Panorama Sport”.

Ndërsa portali italian “Vavel” i ka vënë titullin “De Biasi fundoset nga Seria A e tij”, duke kujtuar se golat i shënuan dy lojtarët “italianë” të Bosnjës, ata që aktivizohen në Serinë A.

“Sportmediaset” në përmbledhjen e miqësoreve të sotme shkruan “Bosnja i fut stërkëmbëshin Shqipërisë”, duke theksuar se pas humbjes në Palermo, Shqipëria e De Biasit është dorëzuar edhe në Elbasan.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6