Shqipëri, dy të vdekur e dy të lënduar nga një aksident

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një furgon ka dalë nga rruga në dalje të tunelit të Shkopetit.

Lajme

30/04/2016 15:49

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 në rrugën Milot- Burrel, në vendin e quajtur tuneli i Shkopetit, në dalje.

Mjeti tip Benz AA 923 FH ka dalë nga rruga, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet, shkruan TCH.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore./ lajmi.net