Shpërndahen protestuesit në Mitrovicë (Foto)

Nxënësit dhe profesorët e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, kanë organizuar sot një protestë për shkak të vonesës së fillimit të vitit të ri shkollor.

Lajme

19/09/2016 07:50

(8:42) Nxënësit dhe profesorët që u mblodhën për të protestuar para shkollës së tyre e cila ende nuk është hapur, kanë filluar të shpërndahen.

Protesta e tyre ishte e qetë, ndërkaq ata mbetën me shpresën se kërkesën e tyre që shkolla të hapet sa më shpejtë, ta marrin parasysh institucionet.

***

(8:16) Në emër të nxënësve të shkollës “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, ka folur Krenar Hyseni nga Këshilli i Nxënësve.

Ai ka thënë se po dëmtohen për shkak të vonesës së fillimit të mësimit, raporton lajmi.net

“Ne si nxënës po dëmtohemi shumë për shkak të mosfillimit të mësimeve dhe shkaktar për këtë është objekti, deri më tani mësimet i kemi mbajtur në objekt të përbashkët me Shkollën e Mesme Teknike ndërsa tani nga fillimi i vitit shkollor nuk kemi mbajtur fare mësim”, ka thënë Hyseni.

Nga Këshilli i Prindërve ka folur Sami Thaçi. Ai për lajmi.net ka deklaruar se kjo çfarë po ndodh është jokorrekte dhe shprehet i zhgënjyer me institucionet.

“Edhe vet kam qenë nxënës i shkollës së mjekësisë dhe i kam përjetu këto protesta në kohën e okupimit serb, kjo çka bëhet sot është jokorrekte, jam totalisht i zgjënjyer  me organet përkatëse, dhe dikush duhet të japë përgjegjësi pse nxënesit po bredhin rrugëve.

Thaçi thotë se shpresojnë që pas kësaj proteste mësimi do të filloj sa më shpejt të jetë e mundur. /lajmi.net

prot 1 prot

***

(I plotësuar) – Derisa numri i nxënësve dhe profesorëve protestues po shtohet para objektit të shkollës “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, aty deri më tani po qëndron edhe një vetëm një pjesëtar i Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net

Drejtori i shkollës, Gani Rama, ka deklaruar se nuk ka datë të caktuar se kur do të filloj mësimi, por nëse nuk nis pas protestës, atëherë do të drejtohen tek organet përkatëse komunale për të kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë.

“E dimë që punëmarrësi ka kryer një punë të madhe, është para fazës përfundimtare por ne kërkojmë që sa me shpejt, nxënësit të kthehen në shkollë dhe personeli të kthehen në punë”, është shprehur Rama për lajmi.net

protesta 1 protesta 2 protesta

***

Dhjetëra nxënës dhe profesorë të shkollës “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, kanë filluar të mblidhen para objektit. Ata nuk po lejohen të hyjnë në shkollë nga një person, që nuk dihet nëse është punëtor i shkollës, apo i kompanisë që po kryen punime në objekt, raporton lajmi.net

Kjo protestë vjen pas revoltimit të nxënësve dhe stafit të shkollës, për vonesën e fillimit të vitit të ri shkollor, për shkak të punëve që ende po kryhen aty.

Lajmi.net ditë më parë ka raportuar se si rezultat i papërgjegjësisë së kompanisë ndërtimore punët nuk janë kryer me kohë për ndërtimin e Shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë. Ndërtimi i shkollës është i financuar nga Ministria e Arsimit, si dhe është mbikëqyrëse e projektit.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi ka pranuar se mësimet nuk kanë filluar ende shkaku i problemeve me ndërtimin e shkollës.

“Ne, fillimisht e kemi pasur edhe një takim para shtatorit, me Ministrinë e arsimit, dhe me drejtorinë e shkollës, ku kemi kërkuar përgjegjësi nga Ministria lidhur me përfundimin e punëve në shkollë, meqë ai projekt është i ministrisë. E keqja është se mësimet nuk kanë përfunduar ende shkaku i disa problemeve teknike që kanë dal”, tha nënkryetari i Kamberi. /lajmi.net

shkolla 1 shkolla 2 shkolla 3 shkolla 4 shkolla