Shpallim të hapur sezonin e sallatës ruse, këto janë gabimet që nuk duhet të bëni kur zieni perimet

Në mënyrë që çdo gjë të jetë perfekte, duhet të dini disa truke.

Lifestyle

27/12/2018 14:26

Pazaret për darkën e Vitit të ri mund të kenë filluar prej disa ditësh, e vendosja e menusë është detyra e dytë, ndonëse disa pjata janë tradicionale si gjeli i detit, përsheshi , sallatrat etj !

Në mënyrë që çdo gjë të jetë perfekte, duhet të dini disa truke e sot në Living do t’ju tregojmë disa këshilla si të zieni perimet pa ia humbur vlerat ushqyese apo ngjyrën.

1.Perimet duhen zierë në një tenxhere me kapak ku është hedhur mjaftueshëm ujë sa për të mbuluar perimet. Perimet lihen në zjarr derisa uji me kripë të arrijë pikën e vlimit.

2. Perimet duhen prerë në copëza të vogla e të rregullta (kështu zierja bëhet më e shpejtë dhe uniforme).

3. Hedhja e perimeve pak nga pak, në ujin që vlon (për të mos e ulur së tepërmi temperaturën e ujit që është në vlim).

4. Të mos bëhet mbyllja me kapak (avulli që del nga zierja merr me vete qeliza ngjyruese, të cilat duke mbetur do të “ngjyrosnin” vetë perimet).

5. Të hiqet me anën e një rrjete kulluese masa e perimeve të ziera dhe të kalohet drejtpërsëdrejti në një enë me ujë dhe akull për ftohje (ky veprim bllokon zierjen dhe oksidimin që i bëjnë perimet me ngjyrë të shëmtuar).

6. Për konsum perimet mund të rihidhen për pak sekonda në ujë që vlon ose të skuqen në tigan apo edhe duke i shtuar në gjellën që është në përgatitje për t’u servirur e nxehtë (pas kalimit nxehtë-ftohtë perimet qëndrojnë më mirë edhe për një konsum të ardhshëm).